Aplikacion
Në një videomesazh, ai u shpreh se ajo që qytetarët dinë në lidhje me aferat, është vetëm maja e ajsbergut. Berisha bëri me dije se në protestën e së enjtes do të kërkohet dorëheqja e kreut të qeverisë Edi Rama, qeveri teknike dhe zgjedhje të lira e të ndershme.
“Nëse do njiheshit me dosjet e Metamorfozës, e 7 familjeve mafioze që u larguan nga Shqipëria pa u hyra ferra në këmbë, nëse do njiheshit me përmasat e dosjes “MCGonigal”, do kuptonit se ajo që keni dëgjuar vetëm një kapitull nga ajo që kërcënon qenien, pasuritë, jetën, fëmijët tuaj.
Ndaj ju bëj thirrje, ditën e enjte në orën 10:00 të grumbullohemi para Parlamentit për të kërkuar dorëheqjen e Ramës, kalimin në një qeveri teknike dhe në zgjedhje të ndershme. Lini çdo gjë dhe jini para Parlamentit”, tha Berisha.
Edhe kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me investigimin e televizionit italian RAI3.
Bardhi shprehet se dokumentari i RAI3 tregon se Shqipëria është kthyer në narko-shtet nën qeverisjen e Ramës. Gazment Bardhi shprehet se PD do të kërkojë debat parlamentar me kryeministrin, duke shtuar se pas këtij investigimi, Rama duhet të japë dorëheqjen dhe të hetohet në rolin e tij për fuqizimin e krimit të organizuar.
Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:
Lidhja e Edi Ramës me krimin e organizuar dhe caktimi prej tij i Ergys Agasit si i deleguar i posaçëm për marrëdhëniet me organizatat kriminale nga Durrësi në Shkodër, nga Elbasani në Vlorë, është zyrtarizimi i dorëzimit të shtetit në duart e krimit të organizuar. Kjo minon demokracinë dhe vendos seriozisht në rrezik ekzistencën e shtetit. Janë po të njëjtat lidhje që dyshohet se kanë shndërruar edhe Shërbimin Informativ të Shtetit në një organizëm në duart e krimit të organizuar, duke zhbërë rolin kushtetues dhe ligjor të këtij institucione.
Investigimi i emisionit Report në Rai 3, si dhe pasqyrimi në mediat e tjera ndërkombëtare të këtij realiteti të trishtë për vendin dhe të ardhmen e tij europiane, meriton një trajtim serioz nga Kuvendi, sa kohë njëriu përgjegjës, Kryeministri Edi Rama, vijon në papërgjegjshmërinë e tij, të bëjë sikur nuk sheh dhe nuk dëgjon. Edhe gazeta serioze BILD konfirmon se hetuesit gjerman dyshojnë për përfshirjen e Olsi Ramës në trafikun e kokainës në Hanovër, veprimtari kriminale kjo e lidhur me ngritjen e laboratorit të Xibrakës.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të kërkojë zhvillimin e një debate parlamentar të enjten mbi këtë çështje, duke ushtruar përgjegjësitë e tij në raport me interesin publik dhe duke nxitur një debat real parlamentar për masat që duhet të marrë Kuvendi i Shqipërisë për prerjen e lidhjeve të krimit të organizuar me qeverisjen.
Edi Rama duhet të jap dorëheqjen. Ai duhet të merret nën hetim për rolin e tij në lidhje me fuqizimin e krimit të organizuar, që gjatë qeverisjes së tij 11-vjeçare, janë përfituesit më të mëdhenj të tenderave dhe statusit të investitorit strategjik. Edi Rama është sponsorizuesi politik i përfshirjes së krimit të organizuar në Parlament dhe qeverisje, duke i dhënë atyre statusin e të paprekshmëve për 11 vjet. Heshtja e institucioneve përgjegjëse ligjzbatuese është bashkëfajësi!”. /ZOOM.AL/