Aplikacion
Sipas Berishës, Blinken dhe Dumani morën pjesë në grushtin e shtetit në Shqipëri ndaj opozitës së vendit.
“Përbën një zhvillim negativ marrja e kompetencave të komisionerëve publikë nga Dumani. Kreu i një organizate kriminale merr në dorë për të verifikuar të tjerët, në një kohë kur ai me veprimtarinë e tij duhet të jetë në qeli. Ai fle mbi krimin, fsheh krimin. Ai është pronari i tre shtëpive me rrogë shteti. Nuk ka qytetar që ka punuar në shtet që mund të blejë 3 shtëpi pa kredi. Unë e shita atë që kisha, e cila ishte 40 m2 më pak se kjo që mora, shtova lekë dhe bleva 40 metra. Blinken e shpalli kampion se ishte autor i grushtit të shtetit që Blinken ndërmori vet kundër opozitës shqiptare”, tha Berisha.
Sipas tij “ajo që bëri Blinken dhe Soros ishte një grusht shteti ndaj demokracisë shqiptare. Dumani hyri në lojë me urdhër të amerikanëve të Ramës në momentin që ata dështuan kur u treguan barin demokratëve”.
Tragjedia në Magdeburg, Rama: I tmerruar! Shqipëria qëndron në solidaritet me Gjermaninë