zoom

Lajme

Berisha: SPAK ka dosje për Ballukun e Ballën. Taulanti ka porositur vra*je

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka zbardhur detaje nga dosja, që sipas tij ka Belinda Balluku dhe Taulant Balla në SPAK.

Në konferencë me gazetarët, ai hodhi akuza të forta ndaj zv.kryeministres, duke deklaruar se prokurorët kanë marrë në dorë telefona që i përkasin sekretares ose drejtorit të përgjithshëm të Ballukut.

Për Ballën, Berisha tha se akuzohet se ka porositur vrasje dhe se gjykatësi dhe prokurori i Elbasanit kanë djegur dokumentin ku flitej për të.

Po ashtu, ai u shpreh se “para 4-5 muajsh ai po bëhej gati për tu arrestuar, po hoqën dorë me urdhër të Ramës”.

Sali Berisha: Dokumente zyrtarë të publikuar nga media tregojnë se Taulant Balla akuzohet se ka porositur vrasje dhe se gjykatësi dhe prokurori i Elbasanit kanë djegur dokumentin ku flitej për Taulantin. Kjo ndodh vetëm në vendet ku sundon mafia.

Regjistrime autentike, origjinale tregojnë se Balla ka marrë urdhër nga banda për të liruar dy atentatorët, terrorist që i vendosën Lulzim Kullës tritolin. Balla ka përdorur Vath Stakën, që është anëtar i KLP.

Para 4-5 muajsh ai po bëhej gati për tu arrestuar, po hoqën dorë me urdhër të Ramës. Tani më thoni a është kriminel Taulant Balla, që liron vrasësin.

Po Belinda? Të dini ju se cfarë ka telefoni që është marrë sekretarit të përgjithshëm apo drejtorit të përgjithshëm të Belindës, ju ikën mendja e kokës. Pra këta zotërinj ka aty që zbatojnë ligjin dhe janë shërbëtore të popullit, po ka edhe nga ata që bëjnë pazare me bandat

Postime të lidhura