zoom

Politikë

Berisha: Sot, ditë e një rëndësie të madhe në konstituimin e forumeve të PD

Sali Berisha ka folur për mediat para nisjes së punimeve të Kuvendit Kombëtar të PD. Ai ka dhënë një mesazh për demokratët.

“Së pari një përshëndetje të përzemërt të gjithë delegatëve dhe delegateve të ftuar në këtë sallë, mbi 40 e ca mijë anëtarëve që morën pjesë në këtë proces, përshëndetjet më të përzemërta, zgjedhësve shqiptarë, kjo është një ditë e një rëndësie të madhe pas ditëlindjes së dytë të PD në konstituimin e forumeve të saj si opozitë e vërtetë shqiptare”, tha Berisha.

Ish-Kryeministri shoqërohej nga bashkëshortja e tij Liri Berisha.

Komisioni i Rithemelimit mbledh sot Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike në Pallatin e Kongreseve, ku pritet të marrin pjesë 1800 delegatë të cilët do të zgjedhin Këshillin e ri Kombëtar. Në këtë Kuvend pritet të bëhen ndryshime të tjera në statut si dhe shpallja e datës për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike. /Zoom.al