zoom

Lajme

Berisha: Rama vodhi premtimin tim për Bankën e Zhvillimit

Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se i vodhi premtimin e tij ndaj qytetarëve për Bankën Shqiptare për Zhvillim.

Kreu i Partisë Demokratike tha se ka qenë vetë ai i cili e ka paraqitur këtë premtim nga viti 2012 deri tani, në mënyrë të përsëritur.

“Unë do ta denoncoj Edi Ramën në çdo vjedhje të tij. Ai ka dalë me një premtim para qytetarëve, premtim i paraqitur nga Sali Berisha nga 2012-2025 në mënyrë të përsëritur dhe ky premtim është Banka Shqiptar për Zhvillim.

Unë vetëm një gjë i them që midis kopjes dhe origjinalit qytetarët e këtij vendit kopjen e hedh në kosh dhe mban origjinalin.

Sa bën papagallin e Sali Berishës, më mirë mos e prit 11 Majin se absolutisht do marrësh atë që meriton. Si mundet një kryeministër pa u skuq pa u zbeh, vetëm se është hajdut, merr elementë të programit të kundërshtarit”, tha Berisha.

Postime të lidhura