Aplikacion
Berisha u shpreh se ministrja e Felaj ka lajmëruar qeverinë se firma që do ndërtonte Inceneratroin e Trianës nuk ekzistonte e regjistruar në QKB, por sipas tij kjo nuk e pengoi Edi Ramën të firmoste këtë koncension. “Por ky është vetëm fillimi i historisë. E vërteta është se vendimi i KVO të Tiranës, e miraton me firmën e tij më datën 7 dhjetor 2016, në një vendim qeverie Edi Rama, Engjëll Agaçi, Artur Metani.
E miratojnë vendimin, kryejnë krimin në gjakftohtësi të plotë sepse ishin të lajmëruar me shkresë zyrtarë nga ministrja Ermonela Felaj se kompania në fjalë nuk ekzistonte. Kompania Integrated Energy BV nuk ekzistonte”, u shpreh Berisha.
Më tej ish-kryeministri ka theksuar se “Tani, të besosh se Tusha dhe Simixhiu janë përgjegjësit kryesorë, është të besosh se Edi Rama, Erion Veliaj dhe Engjëll Agaçi dhe Artur Metani, ishin në këtë rast drejtorë bashkie, kurse Tusha dhe Simixhiu ishin kryeministër dhe sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave”. /ZOOM.AL/