zoom

Aktualitet

Berisha: Rama kontraktoi një vrasës me pagesë për të ekzekutuar …

Në vijim të fjalës së tij kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kreun e qveërisë se kontraktoi një bvrasës me pagesë për të ekzekutuar opozitën shqiptare.

Ai për këtë iu referuar pikërisht skandalit “Rama-McGonigal”, i cili sipas tij faktoi që kreu i qeverisë pagoi ish-agjentin e FBI për të hetuar lobistin e PD-së dhe për të punnuar kundër Partisë Demokratike në SHBA.

 

Berisha:

McGonigal është në një hetim të gjithanshëm në SHBA. U përket autoriteteve amerikane të qartësojnë gjer më një lidhjet e tij, agjenturore apo korruptive me Shestakovin, Fokin, del sot në skenë një tjetër, me Deripaskën dhe të tjerë. Por një gjë është e sigurtë, lidhjet e tij me Edi Ramën janë më të turpshmet në historinë e këtij vendi.
Ti lejojë vetes Shqipëria të korruptojë një qenie të dobët, që nuk duhej të ishte kurrë aty ku ishte ai dhe të mos njoftonte që në rastin e parë, partnerin dhe aleatin tonë strategjik, është bashkëpunim në një krim të shëmtuar kundër SHBA, Shqipërisë, NATO-s dhe kundër çdo vendi të lirë.
McGonigal dhe Mark Rossini, bashkëpunëtor dhe ortak i tij, janë angazhuar haptas në veprimtari kriminale, antikushtetuese, antishqiptare për llogari të Edi Ramës. Qëllimi i tyre ka qenë asgjësimi i opozitës shqiptare.
Nga viti 2014 rezulton se Mark Rossini, një person që unë kurrë nuk e kisha dëgjuar, bënte akuza ndaj meje si kukull e Putin dhe i përsëriste këto në vitin 2019 në televizionin e Ben Blushit dhe Edi Ramës. McGonigal nuk është dorëjashtë në çdo gjë që ka ndodhur për asgjësimin e opozitës shqiptare.

Por ajo që është publikuar, ka që janë publikuar dhe ka të tjera që nuk janë publikuar, por janë në dosje.
Ajo ç’ka është publikuar është e sigurtë se në datën 4 janar të vitit 2018, ish-oficeri i Sigurimit të Shtetit Agron Neza, i dha atij informacione për kompaninë lobiste të PD-së.
Ajo ccka është e vërtetuar se, po ky ish-oficer i policisë sekrete të Enver Hoxhës, Sigurimit të Shtetit, i dha atij përsëri informacione të reja për lobimin e kësaj kompanie në datën 16 janar të vitit 2018, dhe se këto informacione biznesmenit të lidhur si mishi me thoin, me McGonigal dhe ish-oficerit të Sigurimit të Shtetit Agron Neza, ja dha direkt zyra e kryeministrit Edi Rama.
Pra del e qartë se fuqia e institucionit me të fuqishëm të fushës në SHBA, u përdor për qëllime private nga Edi Rama duke korruptuar shefin e kundërzbulimit të FBI-së.

McGonigal u përdor gjithashtu edhe për afera korruptive të tjera, për licenca. Ai u shpërblye me qindra dhe miliona euro. Me 225 mijë dollarë thuhet në dokument, 500 mijë të tjera nga një bankë e Qipros, por edhe miliona të tjera, thuhet gjerësisht.

Ai u angazhua nga Edi Rama për të ndihmuar miqtë e tij të ngushtë, Vangjush Dakon, Tom Doshin dhe të tjerë të shpallur ‘non grata’ nga Departamenti i Shtetit. Gjithë këto zhvillime dëshmojnë se mafia në pushtet, mafia në pushtet përbën pushtetin më të rrezikshëm. Mafia në pushtet përbën një pushtet të rrezikshëm edhe për vetë SHBA-të. Mafia e Tiranës në pushtet është pra një rrezik madhor, jo vetëm për shqiptarët, por një rrezik madhor edhe për SHBA-në siç fakton rasti McGonigal, por ju garantoj ju se McGonigal, jo në atë nivel të inteligjencës, por në nivele të tjera, ka edhe të tjerë në Europë dhe SHBA.

Ju garantoj ju se McGonigal, jo në atë nivel të inteligjencës, por në nivele të tjera, ka edhe të tjerë në Europë dhe SHBA.

Rasti McGonigal nuk është i izoluar. Nuk është i izoluar as në qëllimin politik. Nuk është përpjekur veç McGonigal si lobist kundër për shkatërrimin e PD-së dhe opozitës. Forcës politike më pro perëndimore dhe antiruse në Shqipëri. Kjo është e vërteta e kësaj partie.

Por për shkatërrimin e saj janë angazhuar haptas me të gjithë imoralitetin, me të gjithë abuzivitetin, me të gjithë aprincipialitetin edhe të tjerë, dhe për të njëjtat motive korruptive, mafia në pushtet e Tiranës është pushteti më i rrezikshëm, nuk njeh asnjë parim, normë, moral, standard.

Kam denoncuar para jush, para qytetarëve, kudo, që kjo mafie e rrezikshme përdor të gjitha format e korrupsionit. Përdor korrupsionin monetar, korrupsionin politik, korrupsionin erotik dhe çdo formë tjetër korrupsioni. Ky është laboratori, ku eksperimentohen të gjitha format e korruptimit të zyrtarëve, ku shkon gjer tek ai që ishte në lartësi dhe nivele që nuk mund të imagjinohej.

Lulzim Basha shkroi dje 4 rreshta ku nuk guxoi të përmendë Edi Ramën pa leje me McGonigal.

Pse i them këto, i them këto sepse rasti McGonigal, ndriçon, ndihmon shqiptarët për të kuptuar zhvillimet rreth tyre. Për të kuptuar se si mund të përdoret korrupsioni, jo vetëm për ti varfëruar ata, por edhe për të vrarë shpresën çdo ditë tek ata, për ti shndërruar të pashpresë. Imagjinoni ju, se çfarë efekti toksik kanë patur tek qytetari shqiptar me qindra deklarata të paguara si ajo e Mark Rossinit, në mbështetje të Edi Ramës, në mahni të ministrave të tij, të sukseseve imagjinare, absolutisht që të gjitha të paguara.
Imagjinoni ju çfarë drame është luajtur në këtë vend me shkatërrimin e drejtësisë dhe shndërrimin e saj në një repart të PS-së.
Skapi të cilin, ose për të cilin mund të jenë bërë me dhjetëra, qindra deklarata është sot institucioni më i diskredituar në Shqipëri. Askush nuk e ka diskredituar atë përveç vetes së tij. Do ju jap një shembull, vetëm nga dita e sotme. Deputeti Gazment Bardhoi shkoi dhe paditi në skap aferën. Për të dëshmuar se është një mburojë e partisë së tij, përgjigja; ishte na sill akt padinë. Prisni. Ka patur para skapit një prokurori të krimeve të rënda quhej. Kur doli çështja Nik Muzin, ajo hapi menjëherë dosje për Lulzim Bashën, e mori të pandehur për larje parash, sepse ajo ishte larje parash. Nuk tha, më sill aktpadinë, dosjen e Nik Muzin, jo. Aq sa kishte. Për skapin e partisë, pavarësisht se në të katër anët e botës ulërinjë sirenat e korrupsionit, të krimit nuk ndodh asgjë, dhe i kërkon aktpadinë. Nuk mund të fillojë hetim.
Po mban të njëjtin qëndrim me Edi Ramën, armiqësor, sepse një shqiptar aty duhej ti thoshte vetes; dale, ky faqezi bëri këtë akt. Ky dokument i Gjykatës Amerikane kërkon këto, e këto. E sigurisht që aty pjesa dërrmuese e hetimeve është në Shqipëri. Çfarë e pengonte SKAP-in të njoftonte sot se ka filluar hetimin dhe të thërriste me radhë.
A e dini se McGonigal ka takuar prokurorë këtu, vetorë, veting, ka takuar gjykatës, ka hyrë e ka dalë i plotëfuqishëm. Këto nuk ekzistojnë për skapin e partisë. Edi Rama pas sqarimit se e kam pasur ndërmend anglisht dhe jo shqip fjalën mik, e mbylli gojën, u zhduk 5 ditë. E mbylli gojën për 7 ditë Lulzim Basha, në vend që të thoshte ja, viktima e një komploti, jo nuk çel gojën dhe bëri një shënim dje, 4 rreshta ku nuk guxoi të përmendë Edi Ramën, pa leje me McGonigal, nuk ekzistonin për ta.

Postime të lidhura