zoom

Aktualitet

Berisha publikon fotot: Ky është avioni ku punon Duçka, me të cilin Rama udhëtonte gratis

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar fotot e udhëtimit të kryeministrit Edi Rama në Kinë.

Bëhet fjalë për fotot e publikuara më parë, teksa Rama zbret në një aeroport të Pekinit nga një avion privat.

Berisha thotë se ai është avioni kompanisë për të cilën punon Dorian Duçka dhe me të cilin Rama udhëtonte falas.

“Ky është avioni special i kompanisë kineze ku punon Dorian Duçka, me të cilin Rama udhëtonte gratis për në Pekin!”, shkruan Berisha.

Në fakt bëhet fjalë për një udhëtim të 9 shtatorit të vitit 2014 dhe nuk dihet me saktësi nëse avionic është vërtetë i kompanisë kineze për të cilin më vonë ka punuar Duçka, të cilin Rama e ka ciëlsuar si këshilltar të tijin pa pagesë.

Por është fakt se Rama gjatë atij takimi ka takuar përfaqësues të biznesit kinez të cilit i ka kërkuar të investojë në Shqipëri.

Emri i Dorian Duçkës, ashtu si edhe ai i Edi Ramës, doli së fundi në dosjen e FBI-së për ish-agjentin McGonigal.

Duçka së bashku me shqiptaro-amerikanin Agron Nezaj dyshohet se kanë qenë personat që ndërmjetësonin takimet e Ramës me McGonigal dhe kundrejt pagesave siguronin shërbimet e tij për të hetuar opozitën shqiptare.