zoom

Lajme

Berisha: Porti i Durrësit është afera më e madhe korruptive në historinë e këtij vendi

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ritheksoi gjatë mbledhjes së grupit se porti i Durrësit është një nga aferat më korruptive në historinë e Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se kryeministri Edi Rama tentoi të tërhiqte NATO-n në këtë aferë, duke i ofruar një bazë ushtarake në Porto Romano, por NATO e refuzoi.

Ai e cilësoi këtë aferë si një ndëshkim të madh për qytetarët shqiptarë, duke e krahasuar me dëmimin që regjimi i Enver Hoxhës u ka shkaktuar popullit me ndërtimin e bunkerëve.

Sipas Berishës, porti momental i Durrësitm është vlerësuar nga ndërkombëtarët si një projekt cilësor, duke nënkuptuar se nuk ka nevojë për një tjetër projekt, si ai i qeverisë Rama me Alabbar.