Aplikacion
“Të pyesim Ulsi Manjën, pse fshihet dhe pse mbahet sekret “vetting-u” i Sokol Sadushit. Apo i Ervin Pupës. I Ilir Pandës. Mbi çfarë baze përveçse shpellave të mafias. Denatyralizim iDibrës me hidrocentralin e Skavicës. A ndjen si Dibran përgjegjësi për shuarjen të të gjithë tokave pjellore. Çfarë kompromisi ke bërë ti me Ramën? U bëj thirrje dibranëve të ngrihen fuqishëm”, tha Berisha.
Në këtë moment ka ndërhyrë kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla duke i ndërprerë fjalën Berishës.
“Kjo nuk është për procedurë. Uluni Zoti Berisha”, tha Nikolla.
Ndërkohë në një përgjigje për Berishën, është ngitur menjëherë Manja, teksa tha se nuk do të flasë me të vdekur, duke thënë se përgjigjen Berisha do ta marrë më 6 mars në zgjedhjet lokale.
“Kërkon llogari e hesap për Dibrën më duke si një zë i vjetër që vjen nga bota e përtejme por jam gjeneratë tjetër ndaj nuk replikoj. Dibranët janë në hallin e punën e tyre. Me 6 mars do flasin vetë. Aty e kanë fjalën të zgjedhin më të mirën për Dibrën ndërkohë që nuk replikoj dot me një zë që vjen nga bota tjetër”, replikoi Manja.
Berisha ka kërkuar sërish fjalën për replikë, por Nikolla ka refuzuar duke ia kaluar fjalën Jorida Tabakut.