zoom

Lajme

Berisha: PD me datë 8 shkurt fton protestën më të fuqishme kombëtare që ka njohur Shqipëria

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha gjatë një dalje për mediat nga selia blu se opozita do të organizojë një protestë kombëtare me datën 8 shkurt.

Berisha: Arben Ahmetaj me dokumente, bazuar në dosjet Metamorfoza, u dha shqiptarëve se 4 qarqet e mëdha janë vjedhur nga Edi Rama, por natyrisht siç thotë Lubi Balluku, nga Altin Dumani nuk na vjen e keqja. Nga Altin Lala se ai është një shërbëtor i keq i Ymer Lalës.

Pra, autopsia që i bëri mbrëmë ish-zëvendëskryeministri në ekzil, me guxim të madh pavarësisht nga kërcënimet me jetë të tij dhe të familjarëve të tij, është një thirrje për mbarë shqiptarët, çdo ditë që kalon me këtë kryekriminel, me këtë padrino dhe këtë organizatë kriminale është ndëshkim i madh për çdo qytetar shqiptar, është ndëshkim i madh për Shqipërinë.

PD, e cila prej kohësh ka shpallur mosbindjen civile si rrugën e vetme të qëndrimit ndaj kësaj qeverie, me datën 8 shkurt fton protestën më të fuqishme kombëtare që ka njohur Shqipëria. Ditën e shtunë.

Për të treguar mospajtimin e plotë me këtë grusht kriminelësh që nuk njohin asnjë normë, asnjë moral.

Që bëjnë gjithçka për një Shqipëri pa opozitë.

Që mendon se sa më shumë vjedh, aq më shumë e votojnë.

Që mendon se sa më shumë poshtëron shqiptarët, aq më shumë e votojnë.

Që sa më shumë frikëson shqiptarët, aq më shumë e votojnë.

Shqiptarët do ngrihen në këmbë në një protestë të fuqishme që Shqipëria nuk e ka parë kurrë më parë.

Ndaj ftoj qytetarët shqiptarë, ditën e shtunë me 8 shkurt, e gjithë Shqipëria në Tiranë, e gjithë Tirana në sheshe dhe rrugë, kundër këtij regjimi, i cili i ka bërë shqiptarëve dhe Shqipërisë dëmet më të mëdha në historinë e tyre.

Të shtunën shqiptarët zbresin në Tiranë dhe Tirana zbret në sheshe dhe rrugë

Të gjitha hollësitë dhe ora e protestës do të njoftohen shumë shpejt.

Por e shtuna është dita kur shqiptarët zbresin në Tiranë dhe Tirana zbret në sheshe dhe rrugë.

Protesta do mbahet në orën 17:00, ditën e shtunë më 8 shkurt.

Postime të lidhura