Aplikacion
Të njëjtën ditë strukturat e Partisë Demokratike janë njoftuar për një protestë para SPAK. Ajo pritet të zhvillohet rreth orës 9:30 kohë kur atje pritet të shkojë Berisha.
“Ditën e hënë në orën 9:30 të mobilizojmë të gjithë strukturat e degëve për të protestuar përpara SKAP- it si vegël në duart e Ramës për të përndjekur kundërshtarët politikë. Do jemi aty në mbështetje të së drejtës, ligjit dhe së vërtetës që është në anën e kryetarit të PD, Sali Berisha”, thuhet në njoftimin dërguar degëve të partisë.
Kryetarit të PD-së i është caktuar masë sigurimi detyrim paraqitje dy herë në muaj pranë Oficerit të Policisë Gjyqësore në SPAK.
Sipas vendimit të gjyqtarit Engert Pëllumbi, Berisha duhet të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të muajit.
Vetë Berisha e konsideron vendimin pa asnjë bazë ligjore dhe si një “pilulë elektorale” për Edi Ramën.