Aplikacion
“Po bëhen gati riformatime të tjera të qeverisë, të cilat synojnë asgjë tjetër veçse konsolidimin e krimit në këtë qeveri. Futja e Taulant Ballës ishte dorëzimi i rendit te krimi. Tani po synohet edhe futja e të tjerëve në mënyrë që krimi të saldohet. Ju e shihni, ka një klimë të ndezur në publik për shkelmimin e të drejtave të opozitës në Parlament. Koha e një lëvizje me mosbindje civile në të gjitha aspektet po vjen dhe jam i sigurt në suksesin dhe fitoren e saj”, theksoi ai.
Berisha u pyet edhe në lidhje me vendimin e Gjykatës së Strasburgut, duke dhënë këtë koment: “Nuk e kam lexuar dhe nuk kam asnjë koment. Nuk ka pasur dhe nuk do të ketë kurrë pengesë hetimi nga Sali Berisha. Dosjet janë aty, vlerësimet që ka bërë gjykata”.