zoom

Lajme

Berisha nxjerr pamjet: Qytetarët nga e gjithë Shqipëria drejt Tiranës, për protestë

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka ndarë në rrjetet sociale pamje të qytetarëve që po i drejtohen Tiranës për të protestuar.

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqen dhjetra makina private me flamuj të PD-së që po vijnë drejt kryeqytetit, teksa krahas pamjeve lideri i opozitës shkruan: “Vërshim i papërmbajtur drejt Tiranës”.

Në orën 20:00 është njoftuar protestë kombëtare nga opozita për të kundërshtuar masën e arrestit shtëpiak për Berishën dhe aferat korruptive të anëtarëve të kabinetit qeveritar, inceneratorit, skandalin 5D dhe atë të spitali Onkologjik.