zoom

Lajme

Berisha nxjerr foton: Hoteli i drejtorit të Veliajt, ka vetëm 1 punëtor me rrogë 300 mijë lekë

Ish-kryeministri Sali Berisha bëri një denoncim për një nga drejtorët e arrestuar të Bashkisë së Tiranës, Redi Molla.

Në “Facebook”, duke ju referuar mesazheve të ardhura nga qytetarët, Berisha tha se Redi Molla ka marrë statusin e investitorit strategjik, për të ndërtuar një hotel në Durrës.

Sipas tij, kompania e tij arriti të marrë këtë status edhe pse figuron me vetëm një punonjës, që të njëjtën kohë është edhe administratori i saj, me një rrogë 300 mijë lekëshe.

“Hoteli i drejtorit strategjik të Erion Velisë, Redi Molla!

Sipas qytetarit dixhital Kompania e Redi Mollës strategjik ka vetëm 1 punëtor që është njëherazi dhe administrator i saj, me rrogë 300 mijë lekë! Hoteli është???”, shkruan Sali Berisha.

Një ditë më parë, BIRN, me anë të një shkrimi, zbardhi se si më 6 tetor 2021, ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro i kishte dhënë statusin special për ndërtimin e një hoteli me 5 yje në Durrës kompanisë “Mediterranean Investment Group”.

“Kumbaro e prezantoi këtë si një investim 15 milionë eurosh, që ishte sipas saj “vazhdim i strategjisë për turizmin i qeverisë shqiptare për të shtuar investitorët e fuqishëm, por edhe brandet më të fuqishme të turizmit botëror”.

Kompania që përfitoi heqjen e taksave përmes statusit special ishte e lidhur me Redi Mollën – ish drejtori i arrestuar i Ujësjellësit të Tiranës, i cili akuzohet nga SPAK për veprat penale të korrupsionit dhe fshehjes së pasurisë.

“Mediterranean Investment Group” u themelua në shtator të vitit 2020 dhe njëri prej aksionerëve me 24% ishte Selim Molla, babai i ndjerë i Redi Mollës, i cili ia trashëgoi aksionet në birit në shkurt 2024”, shkruan BIRN.