Aplikacion
Berisha gjendet i shoqëruar nga mbështetësit e tij, ku në krah ndodhet Floriana Garo, Bujar Nishani e të tjerë, si dhe gazetarët, të cilëve u ka kërkuar të lënë mikrofonët dhe të ulen për kafe, një panoramë kjo e parë më herët, saktësisht dje kur Lulzim Basha ftoi gazetarët në kafe.
Gjatë bisedës me gazetarët dhe mbështetësit, Berisha nuk i ka kursyer dhe “thumbat” për Bashën, teksa është shprehur mes të tjerash:
“Ku është i zoti i lokalit, kafe mercenarëve të Bashës mos u servirni, u thoni s’keni punë këtu. Nuk është puna t’i diskriminojmë, por të shkojnë në shtëpitë e tyre, janë në mision të gabuar, misioni ynë ka qëllim t’i shërbejë qytetarëve”.
Më tej, po me ironi, Berisha ka shtuar se “raki në orar të punës në asnjë mënyrë, se trembet Gazi”.
Ndërkohë, jashtë selisë blu ai hodhi akuza të forta ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, ndërsa u bëri thirrje shqiptarëve që t’i bashkohen protestës së nesërme para Partisë Demokratike.