zoom

Aktualitet

Berisha: Një vajzë di gjithçka për fatin e Ervis Martinajt, nga kush po mbrohet

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë që një vajzë di gjithçka për fatin e Ervis Martinajt, i cili prej disa javësh rezulton i zhdukur dhe nuk dihet shumë për të.

Deklaratën e tij, Berisha e ka bërë në rrjetet sociale, ku thekson se vajza në fjalë po mbrohet nga Partia Socialiste.

Berisha akuzat e tij i bazon tek “qytetari dixhital”, ndërsa sipas tij roli i vajzës nuk po nxirret për shkak të informacioneve që ajo ka.

Postimi:

Per fatin e Ervis Martinajt di gjithçka nje femer e partise se krimit!

Policia dhe prokuroria e partise fshehin rolin e femres se partise.

Qytetari dixhital ka pyetje direkte per Edi Ramen dhe rolin e tij ne zhdukjen e Ervis Martinit. sb

“Pershendetje Zoti Berisha! Jam kurioz me dit pse policia e rames nuk e nxjerr qe dy ditet e fundit para se me u zhduk Ervis martinaj ka qen i strehuar te nje femer socialiste qe punon te bashkia lali erit e cila quhet…Policia e di shum mir dhe ka mar deshmin e ksaj femre por pse nuk e nxjerrin sepse deri ne momentin qe ka taku shijaksit ka qen me kte femer me vete e ka derguar kjo nga shpia e vet ne shijak
Prokuroria ka edhe videot ku shihet ervis martinaj duke hyr ne pallatin ku jetonte kjo femer dhe kan edhe videot qe del nga apartamenti diten e zhdukjes me kte femer dhe hipen ne makinen e ksaj
Pse se nxjerr policia dhe edi ket fakt dhe videot kur del nga shoia ksaj dy ditet e fundit
Apo edvini do te mbroj gocat e partis vet dhe mos te zbulojet qe e ka eliminu vet ai ervisin”

/abcnews.al/