Aplikacion
Mësohet se deri tani, kandidati i Shtëpisë së Lirisë, Lulzim Vrana ka marrë 2589 vota (24% të votave), kandidati i PS-së, Ymer Marku 7530 vota (70% të votave) e ndërsa kandidati i PD-së 687 vota (6%).
Siç mund ta shihni, vihet re një diferencë e thellë mes dy kandidatëve të së djathtës.
654,538 qytetarë patën mundësinë sot të votonin, por vetëm 33.33% e tyre morën pjesë në zgjedhje.
Sa i takon pjesëmarrjes më të lartë duhet thënë se kryesoi Dibra.
Dibër
Pjesëmarrja në Dibër 43.35% këtë të diel, ndërsa në zgjedhjet e 25 prillit 2021 53.01%
Durrës
Pjesëmarrja këtë të diel 26.27%, ndërsa një vit më parë 42.48%.
Lushnjë
Pjesëmarrja në zgjedhjet vendore 35.96%, ndërsa në zgjedhjet e përgjithshme 46.95%.
Shkodër
Pjesëmarrja këtë të diel 29,11%, kurse në zgjedhjet e 25 prillit 41.53%.
Rrogozhinë
Pjesëmarrja e qytetarëve 30.92%, kurse në zgjedhjet e 25 prillit një vit më parë 43.77%.
Vorë
Pjesëmarrja 40.33%, kurse në zgjedhjet e përgjithshme të para një viti 54.9%.