zoom

Politikë

Berisha kundër HEC-it të Skavicës: S’lejojmë përmbytjen e Dibrës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar sot Premtim Kryemadhin si kandidatin e koalicioni “Shtëpia e Lirisë” për kryetarin e Bashkisë së Dibrës.

Nga ky takim, Berisha ka dalë për herë të parë kundër ndërtimit të HEC-it të Skavicës, një projekt i financuar nga SHBA-ja.

Ai u shpreh se është kundër përmbytjes së pronave dhe banesave në Dibër për të realizuar projektin e ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës.

“Dibra vendos që të mos përmbysë toka e saj me hidrocentralet të varrosë historinë e madhe të Dibrës. Ajo nuk mund të ndodhë që të përmbytet Dibra nuk mund të ndodhë kurrë, ti s’je zoti aq sa je. Dua të sqaroj se në vitin 2005, Fatos Nano kishte firmosur me një kompani të madhe italiane për ndërtimin e Skavicë. Erdhi kompania i them unë nuk e pranoj këtë, e para e ka marrë direkt e jam për garë të hapur, e dyta në mënyrë absolute nuk pranoj përmbytjen e tokave të Dibrës. Por italiani ishte serioz e megjithëse kishte bërë kontratën me kryeministrin, kishte shkuar edhe në Parlament kontrata, përsëri më dha të drejtë. E ai bëri një projekt shumë të mirë, e merrte Drinin e Skavicës e çonte me tunel në Bicaj. Unë nuk jamë kundër ndërtimit të hidrocentraleve, por jam kundër përmbytjes së fshatrave. Është e vërtetë se diga e madhe bëhet rregullatore e prodhimi i energjisë më i madh, por është e vërtetë se përmbytja e fshatrave është e madhe. Ka burime të tjera solare. Kandidati i Ramës i deleguar nga Tiranë të dalë para jush edhe të japë llogari për Skavicën”, tha Berisha.