Aplikacion
Por Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën ndaj Sali Berishës, ndërsa avokatët e tij Genc Gjokutaj dhe Sokol Mengjesi, i kanë kërkuar gjyqtares Irena Gjoka të heqë dorë nga çështja ‘Partizani’.
Kërkesat e palës mbrojtëse janë rrëzuar njëra pas tjetrës, teksa lideri historik i të djathtës aktualisht rrezikon edhe mandatin e deputetit (i skadon më 30 qershor). Paralelisht pala mbrojtëse ka kërkuar në mënyrë të përsëritur edhe dorëheqjen e gjyqtares së çështjes, Irena Gjoka, për të cilën media greke ka zbukuar edhe disa detaje hetimore ndaj saj në të kaluarën.
Avokati Genc Gjokutaj, në një pronocim për mediat para GJKKO:
“Siç e dini, kemi ardhur në dijeni nëpërmjet shtypi grek dhe vendimit të gjykatës së Athinës që pohon ndalimin e gjyqtares për hyrjen në zonën Shengen. Shkaku jonë qëndron për heqjen dorë sepse KLGJ më 4 prill ka thënë se fabrikojmë fakte për të intimiduar gjykatën. Por kjo nuk është e vërtetë, kjo është shumë specifike, sepse i vetmi person që e di qartë dhe saktë është gjyqtarja. Avancimi i kësaj procedure mund ta çojë gjykimin deri në nul. Nëse kjo gjyqtare nuk jep dorëheqje, brenda tre ditësh do të bëjmë kërkesën për përjashtimin e saj.
Kjo kërkesë që bëmë, ajo duhet të bëjë një gjykim të vetvetes. Ajo nuk ka ku t’i shmanget, sepse ka qenë kërkuese në atë gjykim. Në dhjetor 2024, ajo gjykatë është vënë në lëvizje nga kërkuesja, gjyqtarja Irena Gjoka. Ne kemi bërë të gjitha kërkimet shkresërisht sepse janë të detyruar të na pajisin me dokumentet që lidhen me çështjen që ka në mbrojtje.
Prokuroria e Përgjithshëm dihet të çojë letër porosi në Athinë për t’i marrë këto prova. Nuk kemi gjë me gjyqtaren. Ky proces nuk është gjyqësor është i pastër politike”. /ZOOM.AL/