zoom

Politikë

Shkarkimi i Ahmetajt/ Berisha: Ikën një super hajdut dhe kthehet Miss Hajnia

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot se Arben Ahmetaj u zëvendësua nga një tjetër hajdute. Ai e akuzoi Belinda Ballukun për afera në drejtimin e ministrisë.

“Ajo ka një meritë të vetme: ndarjen e parave të vjedhura që kur punon në bashki me Edi Ramën gjer më sot.

Belinda Balluku është autorja, drejton ministrinë që ndërton rrugë me çmime të 10 apo 12-fishta në krahasim me standardin evropian.

Ajo shpenzon në luksin e zyrës së saj 200 mijë euro. Po kjo është vetëm kafeja e Belinda Ballukut.

Në ministrinë e saj dhe ndërmarrjet që varen prej saj, i dëgjuat kërcënimet energjetike të Edi Ramës.

Qytetarët duhet ta dijnë se kanë bërë 60 shitje e blerje ditore, njësoj si zarfat për pensionistët e djegësave, edhe këta me tendera ditorë kanë bërë blerje 2 apo 3-fish më shumë se bursa.

Vetëm që të ndajnë para me njëri-tjetrin.
Nuk është e rastit që ikën një superhajdut dhe kthehet miss Hajnia në zëvendësimin e tij”, thuhet në njoftimin për shtyp të PD-së. /Zoom.al/

 

 

Postime të lidhura