zoom

Politikë

Berisha i përgjigjet Yuri Kim: Ka marrë fund loja me opozitën kukull

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar reagimin e bërë nga ambasadorja Yuri Kimj pas incidentit të tij me Enkeljed Alibeajn në foltoren e Kuvendit ditën e sotme.

I ftuar në emisionin e Ylli Rakipit ne MCN, Berisha tha se reagimi i ambasadores Kim ishte qesharak, ndërsa i dërgoi një mesazh të qartë duke i thënë se loja me opozitën kukull ka marrë fund.

“Pozicion qesharak e cila merr përsipër të interpretojë rregulloren e parlamentit, merr përsipër të përcaktojë se kush do merrte fjalën dhe të protestojë se akuzohet qeveria, se për qeverinë duhet ta ketë fjalën dhe se s’duhen bërë akuza, ajo që i them zonjës është merr fund loja me opozitë kukull, dhe një nga zhvillimet pozitive të Shqipërisë është kjo, unë po i përgjigjesha Edi Ramës, ai ishte zbehur kur unë flisja”, u shpreh Berisha.