zoom

Aktualitet

Berisha i përgjigjet Bardhit përmes zëdhënëses: Gaztori pranoi se PD është bunkerizuar

Një ditë para protestës së paralajmëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’, Floriana Garo.

Garo shprehet se sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, ‘gaztori i shoqatës’ siç edhe ajo e quan ka përgënjeshtruar publikisht Lulzim Bashën pasi sipas saj ka pranuar se PD është bunkerizuar.

Më tej Garo thotë se nesër bunkerizimi i PD-së do të marrë fund.

‘Nje dite nga protesta per c’bunkerizimin e PD, gaztori i shoqates “Humbim per te Fituar” Bardhi u detyrua te pergenjeshtronte publikisht Lulzim Braven duke pranuar se selia e PD eshte bunkerizuar per te ruajtur karrigen e thyer te deputetit Brava dhe pazaret e tij te pista me koncesionet e Edi Rames! Sic eshte bere e qarte per te gjithe tashme jo vetem ne Shqiperi, por edhe jashte saj, deputetit Peng-Basha i ka mbetur ne dore vetem brava, vula dhe dera per te vazhduar pazar-humbjet e tij me Edi Ramen! Neser kjo merr fund! Shtepia e lirise nuk do jete kurre bunker i pengut te qeverise! Ajo u perket te gjithe demokrateve pavaresisht bindjeve apo qendrimeve te tyre. Deputeti Brava mund te bunkerizoje shtepine e tij, madje dhe te strehoje aty mercenare te armatosur me apo pa maska por kurresesi shtepine e demokrateve te lire! Ora e lirise po afron! Neser fillon rrugetimi yne i perbashket drejt FITORES!;, shkruan Garo.