Aplikacion
Sipas Berishës, kjo iniciativë shkatërron më tej sektorin e shëndetësisë, ndaj kërkoi reagim nga të rinjtë që preken drejtpërdrejt.
“U bëj thirrje gjimnazistëve të ngrihen kundër këtij regjimi që shkërmoq ëndrrat tuaja për të qenë mjekë humanistë. U bëj thirrje studentëve të fakulteteve të tjera t;u bashkohen studentëve të mjekësisë sepse kauza e tyre është e drejtë. U bëj thirrje prindërve të mbështesin kauzën e drejtë të prindërve të tyre, nuk ka atentat më të rëndë ndaj lirisë së zgjedhjes sesa kjo që ndodh sot në Parlament”, deklaroi Sali Berisha.
Në përgjigje të akuzave, Taulant Balla e quajti Berishën mjek të diktaktorit Enver Hoxha dhe shtoi se ky projektligj, është një investim publik për Shqipërinë.
“Mjeku varkëtar i Enver Hoxhës dhe i familjes së tij, i ngelur jetim se nuk i shkon mbrapa më askussh, ju jeni të gatshëm të gënjeni këdo mjafton të bëhen 10-15 veta për një protestë. Diferenca e madhe mes nesh dhe jush është ky ligj. Ne themi duhet të shkojmë te koefiçienti 3.5 mjekë për 1000 banorë. Jemi ende larg edhe me vendet e rajonit. Me paratë e taksapaguesve shqiptarë do të prodhojmnë mjekë për Shqipërinë. Shyqyr që disa kanë tradhtuar profesionin dhe ka shpëtuar Shqipëria nga doktorë të tillë. Ky është një investim publik. Do zgjedhësh të bëhesh mjek? Do bëhesh mjek për Shqipërinë, jo për Gjermaninë. Do të bëhesh në Gjermani? Shko studio në Gjermani”, u përgjigj Balla.
Fjalën e replikës e mori sërish Berisha, i cili këtë herë i kujtoi Ballës lidhjet dhe bisedat, që sipas tij, ka me eksponentë të botës së krimit.
“Parafolësi është një shpifës i shpërfytyryar. Është një eksponent i botës së krimit, është një person që përfaqëson këtu klanet më mafioze dhe të rrezikshme të vendit. Është një person që në dosjet e prokurorisë figurojnë dhjetëra e dhjetëra telefonata të tëra me vrasës, trafikantë, përdhunues e të tjerë. Ndaj mos prisni kurrë që kjo rracë e shpifur që ka pushtuar Parlamentin, të mendojë për ju. Po e teprove, do tregoj sesei të nxirrte te qershia Sekretari i Parë ty.”
Ndërkohë që në Parlament diskutohet në nismën, studentët e mjekësisë po protestojnë jashtë godinës dhe kanë paralajmëruar se do të qëndrojnë aty deri në mbyllje të seancës. Po ashtu, ata kanë kërcënuar me bojkot të vitit akademik, nëse nisma miratohet.
Botërori 2026/ Debuton kundër Shqipërisë, trajneri Tomas Tuhel publikon listën e Anglisë