Aplikacion
Takimi pritet të nisë në orën 18:00, ndërsa nuk është bërë e ditur axhenda e tij.
Burime nga selia blu bën të ditur se në fokus do jenë zhvillimet politike dhe ato parlamentare, por nuk përjashtohet mundësia që anëtarë të ndryshëm të kryesisë së grupit të ngrejnë sërish çështjen “Berisha”.
Ky takim vjen vetëm pak orë pasi ish-kryeministri Sali Berisha takoi të rinjtë demokratë ku tha se kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka frikë të përballet me bazën, ndërsa paralajmëroi shkarkimin e tij në Këshillin Kombëtar që pritet të mbahet më 11 Dhjetor.