zoom

Lajme

Berisha, i hapur për aleancë me këdo, përveç Bashës: Ai është i Taulant Ballës

Sali Berisha është i hapur për të bërë aleancë për zgjedhje me çdo forcë politike që është pro rrëzimit të Edi Ramës, përveç Lulzim Bashës.

“Unë çdo ditë po ftoj parti të tjera, edhe ato që janë të pavendosura, uroj që të vendosin dhe të bashkohemi në një front për të larguar Edi Ramën nga pushteti. Të gjitha të tjerat, nuk përjashtoj unë… Basha është me Taulant Ballën, mos i ngatërro aleancat natyrale”, tha Berisha në një konferencë për mediat.

Ai u shpreh i gatshëm edhe për aleancë me Partinë Drejtësi Integrim dhe Unitet të Shpëtim Idrizit, ndërsa për Alibeajn tha: “Ka parti Alibeaj? Po ku e ka?. Unë nuk po e paragjykoj atë. O zotëri, ata janë me vota të PD-së, të mos bëjmë kështu.

Megjithatë unë nuk po paragjykoj asgjë, por të mos harrojmë se atë mandat e kanë me votat e PD, po u teket të dalë mënjanë… Nuk i paragjykoj, jo, pavarësisht. Thashë, Basha ka partinë e Taulant Ballës”.

Postime të lidhura