Aplikacion
Aty, ai mbajti një fjalë të shkurtër para protestuesve, duke i nxitur të vijojnë mosbindjen civile deri në rrëzimin e qeverisë.
Sipas Berishës, dy janë rrugët për të larguar Edi Ramën (të cilin ai e quan diktator) nga pushteti: Armët ose mosbindja civile.
Mes të tjerash, ai e krahasoi këtë protestë me atë në Beograd kundër Aleksandër Vuçiç, duke parashikuar të njëjtin fund për të dy liderët.
“Asgjë nuk i pengon demokratët për të realizuar objektivat e tyre. Sot një nga ditët më të veçanta të dhjetorit, por sot ëhstë përsëri dita e demokratëve, ja ku jemi në detyrë, në protesë, në revoltë, në mosbindje ndaj narkodiktatorit. Ky dimër do të jetë i vështirë, si për padrinon e Tiranës, ashtu edhe për padrinon e Beogradit. Edhe në Begograd po dridhet nga themelt diktatori, edhe në Tiranë diktatori të ardhme nuk ka.
I përshëndes të gjithë demokratët që kanë ardhur nga të katërta anët e vendiot. Përshëndes qytetarët e Tiranës, i siguroj se kjo mosbindje civile është në interesin e çdo qytetari të Tiranës dhe të Shqipërisë. Ne nuk do ta lejojmë pa plotësuar qëllimet tona, zgjedhje të lira, qeveri teknike.
Mosbindje në çdo formë të mundshme, Edi Rama është i humbur, ju e patë atë si i kishte rënë audienca e tij në Tiktok, ato që si kontrollon dot, Edi Rama e ka kuptuar. Me Ramën s’ka zgjedhje, nuk bojkotohen zgjedhjet, beteja është e pandalshme deri në përmbysjen e tij, do bëjmë gjithçka që kjo diktaturë të shporret. Diktaturat përmbysen ose me armë ose me mosbindje”, tha Sali Berisha
Më pas, ai u largua në drejtim të Bashkisë së Tiranës, ku ndodhen disa demokratë të tjerë.
Protestuesit kanë bllokuar 5 akset kryesore në vend, Zogun e Zi, Rrugën e Elbasanit, Sheshin Willson dhe rrugën para Bashkisë së Tiranës.