zoom

Aktualitet

Berisha “futet” brenda zarfit të socialistëve: Gruaja që do Rama Presidente

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh sot se Edi Rama ka në plan që të vendosë shefen e kabinetit, Vali Bizhga Presidente, që t’i lirojë vendin, kur sipas tij, të humbasë zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ish-Kryeministri Sali Berisha tha më tej se qëllimi i Ramës në procesin e zgjedhjes së Presidentit është që të gjejë një person që të jetë i gatshëm për tu larguar kur Rama të dojë të bëhet vetë President.

Sali Berisha: Procesi është shndërruar në një proces tipit të “Cosa Nostra”-s. Rama ka zgjedhur procedurë mafioze. Cili ka dalë emri më i përfolur? Ai keni dëgjuar? Ua them unë. Sipas statistikave, 2/3 e sekreteve i kanë shkuar Vali Bizhgës. Ndërkohë që emri i saj nuk figuron në asnjë zarf. Kësaj i thonë zgjedhje. Prisni kur të vijnë e-mail-et e shoqërisë civile. Do ua them javën tjetër. Po kërkohet kandidati, që në prag të humbjes ti lirojë vendin, por i them harroje këtë skemë. Mendon vetëm për vete, si të garantojë mbrojtje ligjore.

/Zoom.al/