Aplikacion
“Së pari do të lejoni të shtoj se data 10 ishte një ditë historike për mua. Një përpjekje e jashtëzakonshme, e pandershme me një përpjekje se kush do të hyjë në parlament dështoi plotësisht. Unë garantoj çdo shqiptar se qëllimi im nuk ishte personi Sali Berisha, por sovraniteti dhe dinjiteti i këtij vendi që sa kohë të jetë sovran nuk duhet të ndikojë askush pavarësisht partnerëve se kush duhet të hyjë në parlament.
Unë jam anëtar i grupit të PD, pavarësisht formaliteteve. Ka një ligj që përcakton se kur një deputet nuk mund të jetë anëtar i një grupi. Unë kam garuar si deputet i listës së PD dhe jo me një listë tjetër, KQZ më ka deklaruar si deputet të PD. Së treti zoti Basha ka bërë një deklaratë televizive duke dhunuar çdo germë, nen dhe fjalë të statut të PD.
Unë nuk kam asnjë vërejtje për mendimin e tij personal si kryetar i PD që për këtë shkak nuk duhet të jetë në grupin parlamentar nëse nuk votohej minimumi në këshillin kombëtar të PD duke ndryshuar statutin me të paktën 2/3 e votave. Në variantin më minimal duhet të bëhej kjo. Këshilli Kombëtar merr masa me 2/3 dhe me shumicë votash e shkarkon kryetarin.
Deklarata e Bashës ka krijuar një traumë shumë të madhe në PD. Jua them me sinqeritet dhe fakte. PD
është në krizë të thellë dhe rrezik të madh. Çfarë po bëj unë? Unë kam kërkuar që PD të mos merret me çështjen time sepse unë merrem vetë me të.
Në këto kushte Basha duhet të shkonte në Këshillin Kombëtar, por ai e dinte që nuk kalonte propozimi i tij. Unë nuk dua që nga ky debat nuk dua që PD të ndahet, të copëtohet të dëmtohet, unë do vbëj gjithçka që nga ky proces të shprehen të gjithë anëtarët e PD. Unë nuk dua që partia të ndahet ca të këtij, ca të atij. Ky ishte një veprim i papritur i atij. Ky veprim ka krijuar veprime shumë të rënda në PD me djegie teserash dhe largime…
Lëvizja ime kur të votojë anëtarësia. Unë nuk dua që këtë ta përdor për mburojë. Unë dua të shpëtoj PD nga një situatë tejet e rëndë e krijuar nga një vendim i paimagjinueshëm nga një kryetar partie. Lëvizja ime është për të bërë gjithçka për të mos lejuar zvogëlimin dhe përçarjen e PD. Do të nis foltoret vetëm me këtë qëllim” – tha Berisha.