zoom

Politikë

Berisha flakë për flakë me Bashën: Kuvendi i demokratëve do të mblidhet!

Sali Berisha nuk ka vonuar t’i përgjigjet Lulzim Bashës. Vetëm pak minuta pas Basha deklaroi se “s’do të ketë kuvend të Partisë Demokratike për të marrë në shqyrtim vendimeve të qeverisë amerikane”, Berisha reagoi duke këmbëngulur se kuvendi do të mblidhet e se Basha s’e pengon dot.

“Kuvendi i PD do mblidhet ne perputhje me statutin e PD dhe askush qe tmerrohet prej tij nuk mund ta pengoje. Ai nuk nuk do te mblidhet per te shqyrtuar vendimet e asnje qeverie por vetem vendimet e pengut te Edi Rames.Kuvendi do mblidhet gjithashtu per te shpetuar PD nga pazaret e peng Bashes me Edi Ramen dhe per t’u rikthyer dinjitetin dhe shpresen demokrateve pas 4 humbjesh radhazi perballe regjimit me te korruptuar dhe inkriminuar te Europe”, shkruajti Berisha në një status në faqen e tij në Facebook.

Berisha ripërsëriti akuzat se Basha është në pazar me Edi Ramën, pasi kryetari i Partisë Demokatike u shpreh më parë gjatë ditës se akuza të tilla janë gënjeshtra.

Reagimi i plotë i Berishës

Njoftim shtypi!

Per 8 vjet Edi Rama vazhdon te qendroje ne pushtet sepse eshte ne pazar me dike qe eshte shume i kenaqur te qendroje edhe 80 vjet ne opozite.

Kuvendi i PD do mblidhet ne perputhje me statutin e PD dhe askush qe tmerrohet prej tij nuk mund ta pengoje.

Ai nuk nuk do te mblidhet per te shqyrtuar vendimet e asnje qeverie por vetem vendimet e pengut te Edi Rames.

Kuvendi do mblidhet gjithashtu per te shpetuar PD nga pazaret e peng Bashes me Edi Ramen dhe per t’u rikthyer dinjitetin dhe shpresen demokrateve pas 4 humbjesh radhazi perballe regjimit me te korruptuar dhe inkriminuar te Europes.

PD nuk i duhet nje lider i kapur peng qe ben pazar me Ramen dhe shpall non grata bazen e partise i tmerruar prej saj. sb