Aplikacion
Por, sipas gazetarit Klodian Tomorri, në fjalën e Berishës ka informacione të pasakta.
Postimi i plotë i Tomorrit:
Ja dhe perla e Berishes
Biznesmenet Franco Tossi dhe Bruno Presezzi erdhen ne Tirane takuan Veliajn- thote.
Franco Tosi nuk eshte njeri, eshte ndermarrje. Franco Tosi njeri ka vdekur para 100 e ca vjetesh. Tani ka mbetur kompania me emrin e tij.
Edhe Bruno Presezzi eshte ndermarrje jo biznesmen. Biznesmeni e ka emrin Alberto Presezzi dhe eshte pronar i te dy kompanive. Edhe franco tosit edhe bruno presezzit.
Me shume gjasa Franco Tosin (ndermarrje) doktori e ngaterron me Flavio Tosin (njeri). Ky Flavio Tosi ka qene kryetari i Bashkise se Verones, me te cilin bashkia e Tiranes krijoi kompanine e pastrimit Eco Tirana. Kurse Bruno Presezzin (ndermarrje) e ngaterron me Alberto Presezzin (njeri), qe eshte pronari i ndermarrjes.
Ne Shqiperi mund te kene ardhur dhe te jene takuar me njerez, Flavio Tosi me Alberto Presezzin, jo Franco Tosi me Bruno Presezzin.
Verifikoji mire se do te japin prape si ai kitaristi leshverdhe