zoom

Aktualitet

Berisha bën me faj Ramën për dhunën ndaj avokatit të tij: Inkurajon krimin

Lideri i opozitës, Sali Berisha akuzoi qeverinë si inkurajuese të sulmit mbi avokatin e tij Sokol Mëngjesi.

Para demokratëve, që u mblodhën në mbrëmje poshtë shtëpisë së tij, ish-kryeministri Berisha deklaroi se avokati Sokol Mëngjesi u godit nga krimi me mbështetjen e qeverisë.

“Është një goditje e mirëfilltë politike.
Sepse Sokol Mëngjesi po të kishte qenë avokat i Edi Ramës apo Belinda Ballukut, nuk do e kishte prekur njeri me dorë.
Por Sokol Mëngjesi, pavarësisht nga preteksti, u godit me inkurajimin madhor të Edi Ramës, Taulant Ballës, mbështetësve kryesorë të krimit në Shqipëri”, tha Berisha.

Ai paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se do të mbajë përgjegjësi për sulmet ndaj opozitës.

“I deklaroj Edi Ramës dhe Taulant Ballës se ky është një sulm direkt kundër opozitës. Se do mbajnë çdo përgjegjësi për këtë akt kriminal të shëmtuar. Për këtë skenar të stisur! Se sot ke goditur një avokat të të vërtetës që të demaskoi ty para shqiptarëve dhe botës me farsën e dosjes tënde ndaj kundërshtarit politik, Sali Berisha”, shtoi ish-kryeministri.