zoom

Politikë

Berisha akuzon: Po sillen si pushtues, qytetarët duan të dinë lidhjet e Ramës me McGonigal!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpjeguar se mazhoranca me teknikat e saj proceduriale po tenton ta përjashtojë opozitën nga diskutime të rëndësishme, siç është buxheti, apo për të mbuluar paligjshmëritë e saj. Në një fjalim para gazetarëve, në Kryesi ai tha si më poshtë:

“A ka gjë më absurde se sa të privosh deputetët nga atributi i tyre kryesor kushtetues i tyre, e drejta ligjbërëse. Këtë të drejtë e ka kryeministri i vendit, Kuvendi, 20 mijë qytetarë. Këtë të drejtë Linda e parlamentit ua heq deputetëve. Nuk mund të pranohet kurrë që t’u mohohet e drejta e ngritjes së komisioneve parlamentare. Do të më falni pak këtu. Neni 77 i Kushtetutës thotë në pikën 2; kuvendi ka të drejtë që me kërkesë të ¼ të anëtarëve të tij, është i detyruar që të caktojë Komsion Hetimi për të shqyrtuar një çështje të veçantë. Janë mohuar që të 8 komisionet, në mënyrë jo demokratike. Po pse janë deputetët e opozitës në Parlament? Çfarë kanë qenë këto objektet e hetimeve? Kanë qenë koncesionet, sterizilimet, të cilat Rama me Beqjan e tij ia dhunuan kompanisë së vetë mjediset dhe aparaturat e blera. Duke deklaruar se kjo do të rriste cilësinë e sterilizimit. E kanë bërë sterilizimin dy herë më të shtrenjtë se Gjermania. A nuk kanë të drejtë qytetarët që të dinë të vërtetën e kësaj gjobe të tmerrshme prej 100 mln euro. Mijëra shqiptarë nuk u operuan për pamundësinë e mungesës së veglave mjekësore. S’bëjnë dot analiza se i kanë marrë njerëzit e Ramës laboratorët. A nuk kanë të drejtë qytetarët të dinë se pse janë kështu spitalet. Pse jemi ne në Parlament? Këta kanë pushtuar. As pushtuesi nuk mund të sillej në këtë mënyrë. A nuk presin qytetarët që të dinë lidhjen e Ramës me McGonigal? Po në dosjen shqiptare kush është protagonist?”, tha ai. /ZOOM.AL/