Aplikacion
Gjatë fjalës së tij, Berisha duke iu drejtuar Ballukut tha se ajo ndërton rrugë me 24 milionë euro kilometrin.
Ai paralajmëroi gjithashtu Ballukun se do të ketë fatin e ish-ministrit Arben Ahmetaj, duke thënë se ajo dhe Edi Rama janë të pambrojtur, duke nënkuptuar se nuk ka asgjë që t’i mbrojë.
“E patë reagimin e saj? E di pse reagoi kjo për Frida Gugalen, sepse vetë është stërgugale. Raporti e nxjerr atë në krye të politikës së hajnisë. Kjo është ministrja që ndan ndërtimet në 2-3 kilometra për të vjedhur. Kjo është ministrja që ndërton rrugë me 24 milionë euro kilometrin. Ti dhe Edi Rama jeni të pambrojtur. Të siguroj që do të kesh fatin e Ahmetajt. Ai thotë se ka gjetur 18 miliardë abuzime me qeratë, kjo del bën avokaten e saj. Të djeg ty sepse ke edhe vetë abuzime me qeratë”, është shprehur Berisha.
DETAJE TË REJA nga ngjarja në Astir/ Identifikohet i dashuri i vajzës, u kap nga kamerat