zoom

Slider

Benzema nuk e do Piolin! Detyron drejtuesit e klubit Al-Itihad të heqin dorë nga trajneri

Kalimi i Stefano Piolit në Al-Ittihad dukej se ishte një punë e përfunduar vetëm pak ditë më parë, por duket se do të dështojë. Sipas Le Parisien, pas kësaj “kthese” qëndron Karim Benzema, qëndrimi i të cilit mbetet vendimtar.

Pioli i dha lamtumirën Milanit në fund të sezonit 2023-24, me Daniele Bonera që drejtoi miqësoren kundër Romës në Australi.

Ai ka komunikuar me shumë klube dhe e gjeti veten në bisedime të avancuara me klubin e Arabisë Saudite Al-Ittihad.

Megjithatë, negociatat duket se kanë hyrë në ngërç. Sipas Le Parisien, arsyeja kryesore është vullneti i Karim Benzema.

Ylli i Al-Ittihad ka kërkuar nga drejtuesit që të nënshkruajnë kontratë me Christophe Galtier, i cili do të largohet nga posti i tij si trajner i skuadrës së Katarit Al-Duhail.

Kështu, pala e Arabisë Saudite ka vendosur të pezullojë negociatat me Piolin dhe tani është fokusuar te francezi.

Sipas gazetës franceze, All-Ittihad madje i ka bërë një ofertë të madhe me vlerë 12 milionë euro në vit për tre vjet Galtier.