zoom

Stil

Beniada ndahet nga vëllai i Arbër Hajdarit? Jori i nxjerr sekretin

Kohët e fundit, ish-banorja e “Big Brother 1”, Beniada Nishani u përfol për lidhjen e dashurisë që nisi me vëllanë e Arbër Hajdarit, që për dy edicione ka qenë opinionist në “Big Brother”.

Por çifti duket se ka vendosur t’i japë fund romancës dhe diçka të tillë e ka zbuluar Jori Delli, shoqe me Beniadën.

“Bën si diva po ta dini ju që Beni është single”, ka thënë Jori, teksa ka publikuar në InstaStory një video duke u argëtuar së bashku me Beniandën.

Ndërsa Beniada, nuk reagoi, duke lënë të nënkuptohet që çdo gjë mes saj dhe Berti Hajdarit ka marrë fund.