Aplikacion
Blushi ka njoftuar stafin e Top Channel për vendimin e marrë.
“Duke nisur nga sot nuk do jem më në Top Channel. Me bindjen se sot po largohem nga një kompani më e shëndetshme, më e besueshme dhe më e madhe në krahasim me atë që gjeta para katër vitesh, ju uroj të gjithëve punë të mbarë. Ben Blushi,”- shkruhet në e-mail.
Arsyet e këtij vendimi mbeten të paqarta. Një burim tha për Zoom.al se Blushi largohet për t’i lënë vendin Lori Hoxhës. Por në rrethet e ngushta mediatike e politike qarkullojnë zëra se largimi ka të bëjë edhe me hetimet që po zhvillohen për aferën e inceneratorëve nga SPAK. /Zoom.al