zoom

Slider

Ben Affleck u paralajmërua se do të ndahej sërish nga Jennifer Lopez

Matt Damon paralajmëroi Ben Affleck-un për Jennifer Lopez-in  pak para se të ktheheshin bashkë.

DailyMail ka shkruar për ndarjen e përfolur të aktorit me këngëtaren dhe zbuloi rolin e mikut të tij të mirë në martesën e tyre.

Duke parë gjendjen e Ben Affleck-ut, i cili vazhdimisht shfaqet i trazuar apo i trishtuar në daljet e tij publike dhe duke dëgjuar për problemet që kanë lindur me Lopez-in, atij i intereson vetëm një gjë: Të mos lejojë shokun e tij t’i rikthehet alkoolit.

Damon gjithashtu e ka këshilluar shumë herë, sipas një burimi për DailyMail, që të fokusohet në punën e tij në mënyrë që të mos harrojë synimet e tij profesionale.

I njëjti burim thekson se edhe Matt Damon e kishte paralajmëruar Affleck-un se lidhja e tij me Jennifer Lopez nuk do të zgjaste shumë.

“Matt u përpoq ta paralajmëronte Ben kur u kthye me Jennifer se kjo mund të ndodhte. Matt ishte aty për të ndihmuar Benin që t’ia dilte pas ndarjes së tyre të parë dhe ai ndjeu sikur do të ndodhte përsëri“, thotë burimi.

Edhe pse Affleck vlerëson shumë mendimin e miqve të tij dhe veçanërisht Matt Damon, i cili ka mbi 20 vjet në krah të tij, ai nuk bëri të njëjtën gjë në këtë rast.

I emocionuar për të gjetur sërish “dashurinë e jetës së tij”, Ben Affleck nuk u përqendrua te dallimet e tyre si personazhe dhe as te problemet që kishin lindur mes tyre në të shkuarën.

“Matt pati një martesë të suksesshme për shumë vite dhe Beni ishte gjithmonë i frikësuar për këtë“, thotë burimi i brendshëm, duke shtuar: “Ndërsa gjërat filluan të prisheshin, Matt i tha Benit se do të mbështeste çdo zgjedhje që ai bënte, për aq kohë sa do t’i kushtohej punës”.

Ndërsa shtoi: “Ben shpenzoi shumë kohë duke u fokusuar te Jennifer Lopez, ashtu siç bëri kur ishin së bashku për herë të parë. Ai e pyeti Benin “çfarë ka bërë ajo për karrierën tuaj?” dhe nuk u përgjigj. Matt është shoku i vetëm i vërtetë i Benit.”