zoom

Aktualitet

Belsh/ 42-vjeçari godet me sende të forta një 63-vjeçar, përfundon me plagë të rënda te Trauma

Elbasan – Një ngjarje e rëndë është shënuar në Belsh ku një 63-vjeçar është dhunuar me sende të forta.

Policia raporton se kanë arrestuar E. P., 42 vjeç, banues në fshatin Kosovë e Madhe, Belsh, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin E. P., 63 vjeç, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Njoftimi:
Elbasan – Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 42 vjeç, banues në fshatin Kosovë e Madhe, Belsh, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin E. P., 63 vjeç, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.