zoom

Politikë

Beleri u la në burg/ Reagon sërish Greqia: Po goditet drejtësia

Një tjetër reagim kritikues erdhi nga Athina zyrtare, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion këtë të hënë për të lënë në burg kryetarin e Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri.

Në faqen e saj zyrtare, Ministria e Jashtme greke e cilësoi këtë vendim si goditje ndaj drejtësisë.

“Zgjatja e paraburgimit të Fredi Belerit, tashmë i zgjedhur kryetar i Bashkisë Himarë, godet sensin e drejtësisë publike dhe perceptimin evropian të shtetit të së drejtës”, thuhet në reagimin zyrtar.

Më herët gjatë ditës, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka u takua homologun e saj grek, Nikos Dendias për të biseduar për të njëjtën çështje.

Por teksa për qeverinë shqiptare Beleri po trajtohet si çdo qytetar tjetër para ligjit, pala greke nuk ndan të njëjtin mendim dhe kërcëon me integrimin evropian të Shqipërisë nëse nuk reflektohet në këtë drejtim./ Zoom.al