Mbrojtësi i Tiranës, Jocelin Behiratche ishte pjesë e panelit në studion e emisionit “Botërori Katar 2022“ në RTV Ora, ku foli për ëndrrat e tij dhe u ndal te sulmuesi më i rrezikshëm në Abissnet Superiore.
Behiratche është përshtatur më së miri në kryeqytetin shqiptar dhe vë theksin te bujaria që kanë shqiptarët. Diçka që atij i pëlqen së tepërmi në vendin tonë.
“Ëndërroj gjithmonë të jem më i miri kudo. Ekipi që kam në mendje dhe dua të shkoj është Milani. Sulmuesi më i rrezikshëm në Shqipëri është Latifi i Vllaznisë. Partneri më i mirë në mbrojtje është Najdrovski. Gjëja që më pëlqen më shumë këtu janë njerëzit. Janë bujarë, janë një bujari të pastër. Kur erdha për herë të parë këtu thashë: “Uau“! Njerëzit këtu janë ndryshe, më ftonin edhe për kafe. Ajo që nuk më pëlqen është trafiku. Më mërzit. Saranda është një vend i bukur, e kam vizituar“, ka thënë Jocelin Behiratche. /zoom.al/