zoom

Slider

Befason Bayern ofron 90 mln euro për yllin e Juventusit

Nuk ka Premier League, në të ardhmen e De Ligt ka Bundesliga. Bayern Munich kaloi Chelsea-n me një ofertë prej 80 milionë euro plus 10 mln euro bonuse.

Një shifër që mund të pranohet nga bardhezinjtë, të cilët në fillim kërkuar 120 mln euro për mbrojtësin hoalndez.

Blutë e Londrës, nga ana tjetër, kanë ngecur në 70 mln euro. Tani i takon Matthijs de Ligt të vendosë nëse do të pranojë ofertën bavareze.

Drejtuesit e ekipit gjermane ka kontaktuar me klubin e Torinos dhe tashmë janë në negociata për një marrëveshje për mbrojtësin.

Kontrata e qendërmbrojtësit me Juventusin skadon pas dy vitesh dhe gjasat që ai të nënshkruajë një marrëveshje të re janë ulur ditët e fundit.

Juventusi është i hapur për të shitur holandezin këtë verë ose vitin e ardhshëm, sepse ata nuk duan ta humbin atë falas në 2024. /zoom.al/