Aplikacion
Por ai ende nuk e ka marrë dëmshpërblim dhe ka vendosur të apelojë në Gjykatën Europiane marrëveshjen mbi emigrantët mes Italisë e Shqipërisë.
Francesco Becchetti ka informuar qeverinë italiane mbi sekuestrimin e së njëjtës vlerë për shumat që Italia synon t’i paguajë Shqipërisë me marrëveshjen për emigrantët.
Përmes avokatëve të tij, Becchetti “ka ndërmarrë hapa për të njoftuar një shkrim të konfiskimit kundër presidencës së këshillit dhe kundër të gjitha ministrive të qeverisë italiane në mënyrë që të gjitha shumat që qeveria italiane ka ndërmarrë për t’i paguar qeverisë shqiptare mbi bazën të protokollit të 6 nëntorit”.
Pas një dekade luftërash ligjore, në fillim të prillit Shqipëria humbi përfundimisht çështjen për rishikimin e vendimit të arbitrazhit, i cili njëzëri i akordoi Francesco Becchettit dhe njerëzve të tjerë një dëmshpërblim prej 135 milionë eurosh.
Shuma e madhe është e barabartë me 0.75% të PBB-së së Tiranës, e cila në vitin 2022 arriti në 16.2 miliardë.
Mosmarrëveshja ka të bëjë me Agon Channel, një stacion televiziv në Tiranë me 500 punonjës, pronar i të cilit ishte Becchetti, i nisur në Shqipëri në prill 2013.
Becchettin, është dënuar me 16 vite burg për krijimin një skeme mashtrimi me TVSH dhe pastrim parash, përmes kompanive të tij.
Po ashtu edhe nëna e tij Liliana Condomitti është dënuar me 8 vite burg, për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale”.
Francesco Becchetti u dënua pasi përmes kompanive të tij kishte krijuar një skemë të mashtrimit me TVSH dhe pastrim parash. Biznesmeni italian vazhdon të jetë në arrati dhe për të ka një mandat arresti ndërkombëtar.