Aplikacion
Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, ka folur shpesh për marrëdhënien me babain e saj, si edhe ka ndarë kujtime me të në rrjete sociale. Por kësaj radhe ajo ka hapur zemrën me disa nga banorët e BB VIP, ku foli për vdekjen e tij.
“Jon kon hallat e më than mu hajde po shkojmë në shtëpi e unë jo i thash, doja të rrija me të. Më pas nga ora 1:26 ka ndërruar jetë në krahët e mia, nuk di se ku e gjeta forcën… Nuk e imagjinoj dot si do kishte qenë, e mendoj shpesh them po të ishte gjallë çfarë muhabetesh do bënim. E mendoj që do bënim shumë shaka siç kam berë dhe kur isha e vogël”, tregon Beatrix.