Aplikacion
Sistemi i ri i sanksioneve u krijua pas vdekjes së liderit të opozitës ruse Alexei Navalny dhe synon individë dhe organizata përgjegjëse për shtypjen e opozitës.
“Regjimi i sanksioneve të BE-së u krijua posaçërisht për abuzimet e të drejtave të njeriut në Rusi për nder të Navalny. Rreth 20 objektiva janë përzgjedhur për t’u përfshirë në një listë fillestare’’, theksuan diplomatët.
Këto masa ndëshkuese janë të ndara nga sanksionet ekonomike të vendosura ndaj Rusisë për pushtimin e saj në shkallë të gjerë të Ukrainës.
Sanksionet përfshijnë gjithashtu masa ndëshkuese, veçanërisht ndalimin e hyrjes në Bashkimin Evropian dhe ngrirjen e aseteve të mbajtura në bllok.