zoom

Bota

BE miraton paketën e 6-të të sanksioneve kundër Rusisë. Hiqet nga lista patriarku Kirill

Liderët e Bashkimit Europian kanë miratuar paketën e gjashtë të sanksioneve të kundër Rusisë.

Ajo që vërehet është se BE-ja ka hequr nga lista Patriarkun e Kishës Ortodokse Kirill, pas kundërshtimeve të Hungarisë.

Paketa e 6-të e sanksioneve kundër Rusisë u miratua sot nga Përfaqësuesit e Përhershëm të vendeve anëtare të BE-së që u takuan në Luksemburg. Sipas një deklarate të Presidencës Franceze të BE-së, paketa e 6-të e sanksioneve do të miratohet nga Këshilli me procedurë të shkruar dhe do të publikohet nesër në Fletoren Zyrtare të BE-së.

Sipas burimeve diplomatike europiane që folën për BBC, kreu i Kishës Ortodokse Ruse, Patriarku Kirill, nuk është përfshirë në listën e zezë të sanksioneve, pas një refuzimi të Hungarisë.

Me miratimin e paketës së 6-të të sanksioneve miratohet edhe ndalimi i importit të naftës nga Rusia nëpërmjet rrugëve detare.

Gjithashtu është planifikuar të shkëputen tre banka ruse , përfshirë Sberbank, nga sistemi financiar ndërkombëtar Sëift, si dhe të shkëputet një bankë bjelloruse./Reuters