zoom

Bota

BE miraton ligjet e reja kundër Facebook dhe Google. Hiqen reklamat

Bashkimi Europian, BE, do të detyrojë kompanitë e Big Tech të kenë kontrolle më të rrepta mbi politikat e tyre të postimeve në rrjetet sociale. Për herë të parë është miratuar ligji se si duhet të mbrohen përdoruesit e internetit.

Pas 16 orëve negociata, ligjbërësit në Bruksel vendoësn masa kufizueve mbi Facebook dhe Google për targetimin e minorenëve me reklamat online, ads. Ndërkohë të gjitha teknikat manipulative që përdoren për të marrë klikime do të zhduken.

Korporatat teknologjike do të bashkëpunojnë me BE-në, ose do të detyrohen, për të minimizuar dezinformimin dhe lajmet fake, mbi luftën në Ukrainë. Një fushë që është ringjallur pas pushtimit rus.
Akti i Shërbimeve Digjitale, është pjesë e nismës së Brukselsit për rregullimin e internetit.  SHBA, Kanadaja dhe Singapori pritet të marrin masa të ngjashme.

Komisioneri i BE-së për tregjet e brendshme, Thierry Breton tha se “po merr funda epoka e kompanive teknologjike që sillen sikur ‘janë shumë të mëdhenj për t’i interesuar'”.

Praktika që do të zhduken janë dhe ato të targetimit të konsumatorëve sipas gjinisë, fesë, preferencave seksuale etj. Platformat do të jenë transparente dhe përdoruesit do të mund të ankohen në të gjitha gjuhët.

Ata që shkelin ligjin do të largohen nga operimi në vendet e BE-së.

“Google, Facebook dhe platforma të tjera duhet të sillen më mirë me përdoruesit e tyre. Europa ia ka qartësuar se nuk mund të sillen sikur janë një ishull i pavarur digjital”. /Financial Times