Aplikacion
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të mërkurën në një intervistë për A2CNN se emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, mund ta dërgojë draftin në Komisionin e Venedikut.
Por, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se “përfshirja e Komisionit të Venedikut nuk është e paraparë si pjesë e marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015 për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.
Në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga BE-ja, Kosova dhe Serbia kanë arritur dy marrëveshje për Asociacionin: më 2013 dhe 2015.
Kosovës i janë bërë të qartë hapat që duhet t’i ndërmarrë, e të cilat e përfshijnë dërgimin e këtij drafti për interpretim në Gjykatën Kushtetuese Përfshirja e Komisionit të Venecias nuk parashihet në marrëveshjet në të cilat Kosova dha zotime për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, thanë të premten zyrtarë të Bashkimit Evropian.
Një ditë më parë, kryeministri Albin Kurti sugjeroi se BE-ja duhet ta dërgojë draftstatutin e saj për Asociacionin në Komisionin e Venecias, e jo që këtë t’ia kërkojë Kosovës. Por zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një përgjigje për KOHËN, tha se Kosovës i janë bërë të qartë hapat që duhet t’i ndërmarrë rreth Asociacionit.
“Përfshirja e Komisionit të Venecias nuk është paraparë si pjesë e marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015 për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe. BE-ja dhe QUINT-i e kanë bërë shumë të qartë qëndrimin dhe pritjet e tyre për hapat e ardhshëm që Kosova duhet t’i ndërmarrë në procesin e zbatimit të dy Marrëveshjeve të Brukselit (2013 dhe 2015) në lidhje me themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe, përkatësisht referimin e draftstatutit enë Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe për Gjykatën Kushtetuese që ta shpallë kërkesën të pranueshme”, tha Stano.
Ai shtoi se drafti është shkruar nga ekipi i përfaqësuesit të lartë, Josep Borrell, pasi palët nuk ishin të gatshme ta bëjnë këtë. Sipas tij, Kosova mund të kërkojë këshilla juridike nga Komisioni i Venecias.
“Draftstatuti Evropian u shkrua nga ekipi i Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Siguri dhe Politikë të Jashtme (EUSR) së bashku me ekspertë të njohur ligjorë ndërkombëtarë, si dhe ekspertë nga Franca, Gjermania, Italia dhe SHBA-ja, pasi palët nuk ishin në gjendje të angazhoheshin vetë në një proces hartimi. Pas prezantimit të draftit evropian kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq në tetor 2023, Kosova duhet të ndërmarrë hapat e ardhshëm në përputhje me Marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015, siç u theksua më lart.
I takon Kosovës si palë në Komisionin e Venecias që të kërkojë këshilla juridike për projektligjet ose legjislacionin tashmë në fuqi, duke përfshirë edhe Projekt Statutin Evropian. Ne presim që për këtë Kosova të veprojë me shpejtësi dhe të ndalojë vonesat e mëtejme në zbatimin e detyrimeve të saj”, u shpreh ai. /ZOOM.AL/