zoom

Bota

BE e shqetësuar për një valë refugjatësh nga Afganistani

Çdo ditë mijëra refugjatët afganë po mbërrijnë në Turqi nga Irani fqinj. Ndërkaq Greqia po forcon dhe zgjeron murin e saj kufitar me Turqinë për të parandaluar hyrjen e refugjatëve afganë në Bashkimin Europian nga Turqia. Brukseli tani po kërkon që Ankaraja të kontrollojë çdo krizë të mundshme refugjatësh.

Austria, Republika Çeke dhe Sllovakia kanë dalë kundër një vendimi që BE të hapë dyert për refugjatët afganët nëse do të ketë një fluks të njerëzve që ikin nga vendi.

Vendet europiane kanë frikë se mund të përsëritet skenari i vitit 2015 kur 1 milion njerëz ikën nga luftërat dhe varfëria në Lindje të Mesme dhe mësynë vendeve europiane.

BE-ja ka pranuar mijëra refugjatë afganë përmes një evakuimi të organizuar nga Shtetet e Bashkuara kryesisht personat që kanë punuar me forcat e huaja në këtë vend dhe familjet e tyre.

Turqia ka një marrëveshje për refugjatët me BE-në, në bazë të cilës ajo pranoi gati katër milionë sirianë që u larguan nga lufta civile, në këmbim të një ndihme financiare prej miliarda dollarësh.

Bashkimi Europian do të kërkojë nga Turqia të njëjtën gjë që kërkoi për krizën e refugjatëve sirianë në vitin 2015. Pra, kjo do të thotë se Turqia duhet të vijojë të mbetet një vend që shërben si depo për refugjatët.

Turqia strehon gati katër milionë refugjatë sirianë dhe 300,000 afganë, përveç emigrantëve dhe refugjatëve nga pjesë të tjera të botës.

Bashkimi Europian ka arritur marrëveshje me Ankaranë për të zvogëluar valën e migrimit në këmbim të miliarda dollarëve si ndihmë financiare dhe udhëtim pa viza për shtetasit turq në bllokun europian..

Turqia dhe Greqia kanë ashpërsuar së fundmi masat në kufijtë e tyre. Turqia ka filluar ngritjen mureve në kufi me Iranin, si dhe të sistemeve elektronike të vëzhgimit, pas shqetësimeve në rritje për refugjatët afganë.

Nga ana tjetër edhe Greqia në gjendje gatishmërie për të parandaluar një krizë të re emigrantësh dhe se tashmë ka përfunduar krijimin e gardhi 40 kilometra të gjatë me Turqinë, si dhe një sistem vëzhgimi për të ndaluar hyrjen e azilkërkuesve.

Refugjatët afganë që largohen nga atdheu kalojnë kufirin pakistanez, pastaj Iranin dhe në fund kufirin turk. Mund të duhen muaj që ata të arrijnë në destinacionin e tyre.

Kontrabandistët kërkojnë 1000 dollarë nga secili prej tyre. Shumica thonë se ata janë grabitur gjatë rrugës.

Rruga e këtyre refugjatëve vijon drejt Turqisë perëndimore me shpresën për të gjetur një të ardhme më të ndritur.

Gjatë krizës së migracionit te vitit 2016, qindra mijëra njerëz shkuan në Turqi dhe pastaj përmes së ashtuquajturës rrugë ballkanike arritën në vendet më të pasura të BE-së.

Turqia strehon gati 4 milionë refugjatë sirianë dhe 300,000 afganë. Erdogan ka paralajmëruar se vendi i tij nuk do të pranojë më shumë emigrantë nga Afganistani për të ndihmuar Europën.