zoom

Lajme

BBVA 4 po vjen! Sara Hoxha jep lajmin e shumëpritur

“Big Brother Vip 4 po vjen”.

Përmes një fotoje në Instastory, producentja e spektaklit, Sara Hoxha, ka njoftuar se “BBVA 4” po vjen dhe po punohet për sezonin e katërt të reality show-t. Përmes një filxhani kafeje, ku shkruhej “Big Brother VIP 4 po vjen”, jemi të qartë se shpejt do të jetë gati shtëpia e famshme.

Ndërkohë, tërthorazi Ledion Liço ka lënë të kuptohet se do të jetë sërish moderator.

“Pyetja më e shpeshtë që më kanë bërë miq, të njohur apo njerëz të zakonshëm që i takoj në rrugë lidhet me çlodhjen time. Në fakt, unë nuk po hapja ndonjë hekurudhë të re, për mua ‘Big-u’ nuk ka qenë një punë e lodhshme. Ishte një punë që të konsumonte kohën, pra, ti nuk kishe kohë për gjëra të tjera, por për mua ka qenë një nga përvojat më argëtuese dhe mezi pres që ta bëj prapë,” tha ai në emisionin “Top Arena”.